Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar për media pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është draft që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.
“Ne jemi palë konstruktive në këtë proces, çdo takim e ka rendësinë e vet. Eshtë e rendësishme që të gjithë perfaqësuesit e partive politike në Kosovë të jenë të perfshirë’
“Kjo nuk është marrëveshje e individëve apo personave të caktuar, kjo është marrëveshje për Republikën e Kosovës. Nuk e kam pa tekstin, nuk mund të flas”
I pyetur sa i përket mbrojtjes që i është ofruar, Krasniqi tha se nuk është ndjerë i kërcënuar por se kështu është vlerësuar nga organet e sigurisë.
“S’jam ndier kurrë i kërcënuar, por ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë që të na ofrojnë mbrojtjen”
“Ne duhet ta shohim teksin integral, nuk duhet të bejme vlerësime pa e parë teksit e plotë” tha Krasniqi raporton Gazeta Blic.


