Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kanë mbërritur në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për t’u takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi është paraparë të mbahet nga ora 10:00 në ambientet e zyrës së BE-së në Prishtinë.
E pas Kosovës, i dërguari i posaçëm i BE-së do ta vizitojë edhe Beogradin, kështu të paktën thonë nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar vizitën e të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslv Lajçak në Kosovë.
Stano është shprehur se vizita e Lajçak në Prishtinë vjen në kuadër të përpjekjeve për fillimin e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


