Sporti

Luis Enrique para ndeshjes me Milanin: Ne duhet ta harrojmë ndeshjen në Paris, në San Siro është ndryshe

11/07/2023 08:03
nga:L J

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, tha se përballja e sotme në Ligën e Kampionëve mes PSG dhe AC Milan do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë e luajtur në Paris, të cilën kampionët francezë e fituan 3-0.

“Logjika sugjeron që të harrojmë takimin tonë në Paris. Kjo ndeshje do të jetë krejtësisht ndryshe. Duhet të analizojmë edhe ndeshjen tonë të fundit, por e dimë që tani na duhet një ide e re dhe e qartë. Ndryshimi vjen edhe nga fakti se ne luajmë si vizitorë, jo para tifozëve tanë. Kur nuk e kemi topin, detyra jonë është ta kthejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur duke bërë presion. Duhet të kemi shumë më tepër topin se Milani. Ne duam të kemi sukses”, tha Enrique në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Parisienët kryesojnë renditjen në grupin “F” të Champions League me 6 pikë. Borussia Dortmund dhe Newcastle kanë nga 4 pikë. Milani ka vetëm 2 pikë deri tani.

/GazetaBlic Sport