Sporti

Ancelotti: Bellingham ka një problem në shpatull, mund të mungojë në ndeshjen e Champions League

11/06/2023 12:18
nga:L J

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Jude Bellingham mund të mungojë në mesjavë në ndeshjen e madrilenëve në Champions League.

Jude Bellingham është një dyshim për ndeshjen ndaj Bragës. Carlo Ancelotti do të vendosë nesër ta rrezikojë apo jo me inkuadrimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jude Bellingham ka një problem në shpatullën e tij. Ai do t’i nënshtrohet testeve nesër”.

“Shpresoj se ai do të luajë të mërkurën”, tha Ancelotti.

Kujtojmë se Bellingham është lojtari kyç i Real Madridit sivjet me 13 gola të shënuar.

/GazetaBlic Sport