Ka përfunduar xhiro e 13’të e Superligës së Kosovës, me katër ndeshje të luajtura në këtë vikend, me ballafaqimin Ballkani – Gjilani, i cili u shtye për një datë tjetër, shkaku i angazhimit të kampionit kosovar në Conference League.
Pas 13 xhirove të zhvilluara, sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është në top formë dhe mbetet golashënuesi më i mirë në Kosovë, shkruan GazetaBlic Sport.
Hyseni me dy golat e shënuar dje ndaj Prishtinën (2-2), shkon në kuotën e 9 golave dhe prin në renditjen e golashënuesve në Superligë, i ndjekur nga Jalen Blesa i Prishtinës, i cili ka 6 gola.
Gripshi i Ballkanit ka gjetur rrjetën 5 herë – po aq sa Hazrollaj i Malishevës.
Më poshtë keni top 10 golashënuesit e Superligës: