Sporti

Batatina: Duhej të ishim më të vëmendshëm

11/05/2023 21:15
nga:E K

Prishtina dhe Llapi kanë ndarë pikët në “Fadil Vokrri”.

Skuadrat barazuan me rezultat 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Blesa realizoi dy gola për vendasit ashtu sikurse edhe Hyseni për epilogun final të takimit.

Kujtojmë që Prishtina luajti me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë pas largimit me karton të kuq të Muhamet Hysenit.

Pas ndeshjes foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Duhet të ishim më të vëndshëm, sidomos pas kartonit të kuq, gjithçka ishte në favorin tonë, dominuam në çdo aspekt”, tha Batatina.

/GazetaBlic Sport./