Lajme

“Mbi 300 amerikanë janë larguar nga Gaza”

11/05/2023 17:53
nga:G B

Më shumë se 300 amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë larguar nga Gaza, por qytetarët amerikanë mbeten në pjesën e rrethuar dhe negociatat vazhdojnë për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Sky News.

Ai u shpreh se të liruarit përfshinin shtetas amerikanë, banorë të përhershëm të ligjshëm dhe anëtarë të familjes së tyre.