Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Dritën në ndeshjen e sotme në Klinë, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi i Dukagjinit që e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në formacion, arriti ta mposht Dritën me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku u shpreh shumë i lumtur për fitoren në takimin e sotëm.
“Jam i kënaqur shumë me lojtarët, deri sot 22-23 futbollistë janë aktivuzuar më këtë sezon, ne funksionojmë si grup. Ne duhet të luftojmë kështu për ekipin e Dukagjinit”, tha fillimisht Dallku për Art Sport.
“E bllokuam kundërshtarin në krah dhe në pikat e forta. Jam i lumtur që lojtarët u përgjigjën pozitivisht të gjitha kërkesave. Për ne nuk ka dallim a është Drita, apo skuadër tjetër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


