Është arrestuar një 48-vjeçar në Berat, pasi ai kërkohej nga autoritetet e Italisë për kanosje dhe shfrytëzim për prostitucion.
Lokalizimi i tij u bë në bashkëpunim nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, raporton Tvklan.al.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 48-vjeçarit.


