Sporti

Julian Alvarez theu dhëmbin teksa po festonte golin e Manchester Cityt dje!

11/05/2023 11:40
nga:L J

Ylli i Manchester Cityt, Julian Alvarez pritet ta vizitojë dentistin, pasi duket se ka thyer një dhëmb gjatë fitores 6-1 të skuadrës së tij kundër Bournemouth.

Teksa Alvarez përqafoi Silva pas golit të shënuar, duket se kuptoi se i mungon një dhëmb, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai u befasua dhe më pas vuri dorën në gojë, me sulmuesin që duket se i theu dhëmbët gjatë festës.

Mbetet e paqartë se si e pësoi dëmtimin ish-sulmuesi i River Plate.

Ja pamjet: