Lajme

Musliu kërkon lirimin e ish-krerëve: Në mungesë të këtyre luanëve, Kosova po sulmohet nga qentë e armikut

11/05/2023 08:48
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se u bënë tri vjet nga padrejtësia që po i bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton GazetaBlic.

Musliu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se Gjykata Speciale nuk u krijuar për hesape personale, por për t’i zbardhë pretendimet e Dick Martyt.

Sipas Musliut, Kosova sot po sumlohet nga qentë e armikut.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

TRI VJET PADREJTËSI‼️

Gjykata speciale u themelua për ti zbardhë pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh përsonale e politike.

Një thënje e urtë thot: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj” .

Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut.

Liri për çlirimtarë