Lajme

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, lëndohen dy vetë

11/04/2023 17:40
nga:Y I

Sipas informacioneve paraprake rreth orës 13:30, në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në një pikë karburanti.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth një muaj më parë një incident i ngjashëm ka ndodhur në Tiranë në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, ku nga çarja e një tubi gazi, rrezikohej shpërthimi.

Edhe ky karburant ndodhej mes pallateve dhe rrezikonte jetën e banorëve të cilët u evakuuan për çështje sigurie.