Sporti

Milan – Udinese, formacionet e mundshme

11/04/2023 13:26
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen sot me tre ndeshje shumë interesante.

Me fillim nga ora 15:00, Napoli do të përballet me skuadrën e Salernitana, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me Amir Rrahmanin që më shumë gjasë do të luajë nga minuta e parë.

Pak më vonë, në ora 18:00, Interi do të përballet me Atalanta, me ndeshjen që premton spektakël të jashtëzakonshëm.

Krejt në fund, Milan do të luajë ndaj Udineses në ‘San Siro’, me ‘Rossonerët’ që synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive.

Milan (4-4-2): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Musah, Krunic, Reijnders, Leao; Giroud, Jovic.

Udinese (3-5-2): Silvestri; Perez, Bijol, Kabasele; Ebosele, Samardzic, Walace, Payero, Zemura; Success, Pereyra.

 /GazetaBlic Sport/