Paris Saint-Germain pa probleme ka mposhtur Montpellier në kuadër të xhiros së 11-të në Ligue 1.
Skuadra nga kryeqyteti francez ka fituar me rezultat bindës 3:0.
Kang-In Lee ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, pas një asistimi nga Hakimi.
Warren Zaire-Emery ishte ai që dyfishoi epërsinë e vendasve, me Dembelen që asistoi këtë gol.
Vitinha ishte ai që vulosi fitoren e PSG-së, pasi shënoi për 3:0.
Me këtë fitore PSG rikthehet në vendin e parë me 24 pikë, kurse Montpellier është në vendin e 11 me 11 pikë.
Nice mund ta rimarr vendin e parë, pasi ka një ndeshje më pakë se kampionët.


