Sporti

Liverpooli ruan interesimin për Mbappen

11/03/2023 21:02
nga:E K

Liverpooli raportohet se po vazhdon interesimin për Kylian Mbappen.

Sipas “L’Equipe”, klubi anglez ende beson në shanset e tyre për të nënshkruar me yllin francez, pasi nuk i kanë ndërprerë kurrë kontaktet me rrethin e lojtarit.

Edhe përpara se Mbappe të nënshkruante për Paris Saint-Germainin në verën e vitit 2017, Liverpooli kishte filluar tashmë të lëvizte në treg për të provuar dhe bindur ish-sulmuesin e Monacos.

Jurgen Klopp u tha se kishte udhëtuar me avion privat për në Nice në gjysmën e parë të vitit 2017, kur 24-vjeçari ishte ende pjesë e Monacos.

Sidoqoftë, Mbappe u transferua pastaj te PSG-ja, klub me të cilin tani ka kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni. Kësisoj, ai mund të largohet në verën e ardhshme si futbollist i lirë.

Gjithsesi, për kapitenin e Francës interesimi serioz vazhdon të jetë nga Real Madridi, që besohet se ka edhe shanset më të mëdha për të nënshkruar me të.

Megjithatë, sipas mediumit francez, nuk përjashtohet mundësia që Mbappe e PSG-ja të vazhdojnë bashkëpunimin edhe pas këtij sezoni.