Lajme

Vlora Dumoshi e ashpër me Kurtin: Askush kurrë nuk guxon me mu afru

11/03/2023 18:49
nga:Y I

Gjatë mbajtjes së fjalimit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi bëri një ironi “Asociacioni m’fal Zajdencia”.

Derisa ishte duke e thënë këtë frazë kryeministri Kurti ngriti kokën për ta shikuar a e ka edhe fjalën m’fal në tekst.

E për këtë u ankua deputeti, Arben Gashi, i cili kritikoi Kurtin për sjelljen ndaj deputetes, Dumoshi.

Kurti pas përfundimit të fjalës së Dumoshit tha se edhe fjalën më fal deputetja në fjalë e kishte shkruar.

Pas kësaj replike të Kurtit reagoi Dumoshi duke thënë se “askush kurr nuk guxon me mu afru”.