Lajme

Kryesindikalisti i minatorëve të “Trepçës” tregon pse minatorët e ndërprenë grevën

11/03/2023 18:33
nga:Y I

Kryesindikalisti i minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka treguar se pse minatorët e kanë ndërprerë grevën.

Ai ka thënë se minatorëve u është premtuar se do t’u shqyrtohen dhe realizohen kërkesat.

“Sot në mëngjes, gjatë negocimit me minatorët dhe disa deputetë, përmes një letre ata janë zotuar se të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe realizohen. Sa i përket pagave, ata janë zotuar se më nuk do të ketë vonesa”, ka thënë Jonuzi.

“Kjo duhet të jetë një garanci për ne se ato më nuk do të votohen”, ka potencuar ai.

Deputetët që kanë negociuar me minatorët janë Armend Muja, Halil Thaçi, Driton Hyseni dhe Arjeta Fejza.