Sporti

Lumbardh Dellova, ‘Ylli i Javës’ në Superligën e Kosovës

11/03/2023 10:36
nga:Mergim Rreci

Lumbardh Dellova është shpallur ‘Ylli i Javës’ së 12-të në Superligën e Kosovës.

Dellova me golin e tij vendosi fituesin e derbit të xhiros kundër FC.Drita me rezultat 1:0. E pikërisht goli i Dellovës i mundësoi Ballkanit ta forcojë pozitën e parë në renditje. Portokallezinjtë vazhdojnë të mbesin të pamposhtur në këtë edicion, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi mori këtë çmim qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e po ashtu edhe për golin që e shënova në derbi. Ndeshja ishte e mirë duke e pas parasysh që ishim të lodhur pak si ekip, por e rëndësishmë ishte të marrim tre pikë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane.”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.