Lajme

Konjufca pret sot në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

11/03/2023 07:19
nga:Sh R

Kryeparlamentari Glauk Konjufca do të takohet sot me Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:30.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.