Frank Lampard mund të kthehet në profesionin e trajnerit, pasi konsiderohet kandidati kryesor për pozicionin e timonierit në Bristol City, klub i cili shkarkoi Nigel Pearson.
Lampard ishte për herë të fundit në krye të Chelseat në fund të sezonit të kaluar, kur u emërua trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit në prill, duke zëvendësuar Graham Potter, por nuk arriti të bënte diferencën në Stamford Bridge, përcjell GazetaBlic Sport.
Negociatat mes Bristol City dhe Lampard janë tashmë një fakt, me ish-reprezentuesin anglez që ende po pret për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Bristol aktualisht është në vendin e 15-të në Championship me 18 pikë pas 14 xhirove të luajtura.
/GazetaBlic Sport


