Lajme

Tahiri: Shëndeti i minatorëve në gjendje alarmante, qeveria të veprojë urgjentisht!

11/02/2023 22:04
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se si grup kanë vizituar minatorët grevistë të Trepçës, raporton Gazeta Blic.

Tahiri tha se shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve.

Ai tutje shkruan “kjo grevë është sociale dhe nuk është politike” raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike – Qeveri vepro urgjent!

Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës.

Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike.

Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës.