Sporti

Gattuso: “Grosso mund të kishte humbur një sy të dielën nga sulmet e tifozëve”

11/02/2023 19:04
nga:L J

Trajneri i Olympique Marseille, Gennaro Gattuso, zbulon se ka folur me shokun e tij, Fabio Grosso, pasi autobusi i Lyonit u sulmua në vikend.

Incidenti tronditës ndodhi kur autobusit të Lyonit iu zu pritë në rrugën drejt Stade Velodrome për ndeshjen e tyre në Ligue 1 gjatë fundjavës. Disa xhama u thyen dhe trajneri i Lyon, Grosso, pësoi lëndimin më të rëndë kur u godit në fytyrë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fabio Grosso mund të kishte humbur një sy”, tha Gattuso në konferencën e tij për shtyp.

“Ne folëm të hënën në një video-telefonatë dhe ai tashmë ishte në rrugën e tij për në stërvitje. Më vjen keq që ndodhi, sepse ne kemi një raport të jashtëzakonshëm, ndamë diçka të mahnitshme së bashku si lojtarë dhe po përgatiteshim për një natë të pabesueshme futbolli së bashku të dielën.

“Ishin 65,000 njerëz në stadium, familje së bashku, disa kishin ardhur edhe nga Belgjika për lojë. Pashë fëmijë të përlotur dhe shumica e fansave tanë ishin të zemëruar. Asnjëri prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar nga tre apo katër persona që prishën një ditë feste”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

​