Sporti

Çështje e kryer, Luis Suarez ka marrëveshje me Inter Miami

11/02/2023 12:53
nga:Mergim Rreci

Luis Suarez tashmë ka një marrëveshje me Inter Miami dhe do të takohet sërish me Leo Messin, pasi tashmë ka ndarë dhomën e zhveshjes te Barcelona.

Informacioni po jepet nga gazeta uruguaiane Ovacion , e cila thekson se sulmuesi po pret vetëm fundin e sezonit në Gremio për t’u nisur drejt Shteteve të Bashkuara dhe për të përfunduar negociatat, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas të njëjtit burim, 36-vjeçari uruguaian do të nënshkruajë kontratë me Inter Miami të vlefshme për një sezon, me opsionin për të vazhduar edhe një vit më pas.

Këtë sezon, Luis Suarez ka shënuar 22 gola dhe 16 asistime në 47 ndeshje për Gremio.

/GazetaBlic Sport/