Bayern u eliminua nga Kupa e Gjermanisë në duelin ndaj Saarbrucken, klub që rënditet i 15-ti në kategorinë e tretë, dhe Thomas Tuchel, pas përfundimit të ndeshjes, rrëfeu se ishte “e vështirë të shpjegohej” se çfarë ndodhi .
“Ne kishim mundësi të mjaftueshme, por duket sikur nuk ishte e destinuar. Nuk ishim mendjemëdhenj, as nuk e morëm lehtë. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Ka 100 shpjegime ose asnjë. Ne donim të shkonim në Berlin, ku luhet finalja”, theksoi ai duke folur për ARD, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në pjesën e dytë gjithçka shkoi mirë, por vetëm deri në momentin për të shënuar golin e dytë, gjë që nuk ndodhi. Është e vështirë të shpjegohet disfata”, vazhdoi ai.
“Ne kishim probleme për të bërë diferencën në tabelë dhe kishte edhe lojtarë që kishin pak ritëm në lojë. Në këtë kapitull të lojës duhej më shumë”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


