Sporti

Momenti diskutues i ndeshjes Gjilani – Feronikeli ’74, gjyqtari dhe ‘VAR’ nuk e konsideruan penallti ndërhyrjen e ashpër nga Lladrovci

11/02/2023 11:02
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit triumfoi dje në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74.

Ishte një takim shumë interesant, i cili përfundoi me rezultatin 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Një moment disktuues ndodhi në minutën e 40’të të ndeshjes, ku mbrojtësi i Feronikelit ’74, Lapidar Lladrovci bëri një ndërhyrje të ashpër në Redon Ismailin, por që gjyqtari Isak Ceroviku nuk vendosi për penallti.

Gjyqtari Isak Ceroviku nuk u ftua nga sistemi VAR për ta shikuar këtë rast, atje ku ishte gjyqtari Valon Bajgora, as sipas të cilit ky rast nuk ishte për penallti.

Ja pamjet:

/GazetaBlic Sport/