Dukagjini do të përballet sot me Lirinë në ndeshjen e xhiros së 12’të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Dukagjinit ka një seri të mirë të rezultateve pozitive pasi hyjnë në ndeshjen me Lirinë pas barazimit me Llapin dhe fitores në transfertë ndaj Malishevës.
Kapiteni i Dukagjinit, Elton Basriu ka folur për “GazetaBlic Sport” duke deklaruar se pret nga skuadra e tij fitore ndaj Lirisë për të vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje.
“Forma ekipit mund të them që është në gjendje shumë të mirë, duke marrë parasysh se vijmë nga një seri prej shumë ndeshjeve pa humbje, e po ashtu dhe pas fitores ndaj Malishevës si mysafir dhe barazimin kundër Llapit me një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar. Në ndeshjen ndaj Lirisë presim rezultat pozitiv për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive“, tha Basriu për “GazetaBlic Sport’‘.


