Sporti

Arteta: Jam shumë i zhgënjyer nga vetja, ndihem përgjegjës për eliminimin

11/02/2023 09:37
nga:E K

Në ditën e derbit të Londrës, ishte West Ham që doli në krye, duke mposhtur Arsenalin me rezultatin 3-1. Rezultati diktoi eliminimin nga Carabao Cup për skuadrën e Artetës.

“Jam shumë i zhgënjyer nga vetja, ndihem përgjegjës për eliminimin”, tha Arteta duke folur pas fishkëllimës së fundit. Trajneri spanjoll theksoi se skuadra e tij “dëshironte të luante futboll të ndryshëm dhe të konkurronte”, transmeton GazetaBlic Sport.

Arteta konsideron se “loja ka ndjekur një drejtim specifik për shkak të golit të parë” dhe se “sa herë që skuadra humbet, shfaqet dhimbja”.

“Duhet të përdorim këtë dhimbje dhe këtë disfatë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen kundër Newcastle të shtunën [për Premier League]“.

/GazetaBlic Sport/