Sporti

Portieri i ekipit të ligës së tretë gjermane, Saarbrücken: Është çmenduri që e eliminuam Bayernin nga Kupa!

11/01/2023 23:48
nga:L J

Skuadra e ligës së tretë gjermane, Saarbrucken ka krijuar bujë në xhiron e dytë të Kupës së Gjermanisë duke e mposhtur Bayernin me rezultat 2:1.

Skuadra e Thomas Tuchel pati vështirësi gjatë gjithë ndeshjes edhe pse kaloi në avantazh në minutën e 16-të me golin e Thomas Muller, por doli të ishte goli i tyre i vetëm në këtë ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Patrick Sontheimer e nisi kthesën e skuadrës së ligës së ulët gjermane me një gol në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, dhe Marcel Gaus shënoi golin e fitores në minutën e 96-të.

“Nuk mund ta besoj, është çmenduri”, tha portieri i Saarbrücken, Tim Schreiber në ARD. “Nëse dikush do të na kishte thënë këtë në ditën e shortit, do të mendonim se ata ishin të çmendur. Thjesht fenomenale. Çmenduri.”

/GazetaBlic Sport