Portieri i Manchester United, Andre Onana do të përfaqësojë Kamerunin në Kupën e Kombeve të Afrikës në fillim të vitit 2024, pavarësisht se ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.
Gara fillon në janar dhe vazhdon në shkurt, që do të thotë se Manchester United do të jetë pa portierin e tyre të parë për të paktën shtatë ndeshje.
Onana njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja në dhjetor pas Kupës së Botës, pasi u përplas me trajnerin Rigobert Song, por u kthye në shtator kundër Burundit dhe kundër Senegalit muajin e kaluar.
Sipas mediave angleze, Onana ka vendosur të ndihmojë Kamerunin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndonëse kishte dyshime kryesisht për fillimin e tij jo bindës në Old Trafford.
Vendimi përfundimtar i Andre Onanës është të jetë në dispozicion për çdo thirrje që do të marrë nga kombëtarja.
/GazetaBlic Sport


