Lajme

Ky është 35 vjeçari nga Dibra që humbi jetën në kantierin e ndërtimit ku punonte në Gjermani

11/01/2023 17:55
nga:Y I

Ky është 35 vjeçari, Astrit Xheka një prej viktimave që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.

Artur Xheka, vëllai i të ndjerit ka publikuar foton e 35 vjeçarit me një shkrim prekës.

“Vlla, ku ike, kaq shumë ta paska dashur Zoti! Ma ke këputur zemrën”- shkruan vëllai i të ndjerit.