Sporti

Turneu i Inter Miamit në Kinë është anuluar

11/01/2023 16:10
nga:L J

Turneu i planifikuar i Inter Miamit në Kinë ka dështuar, njoftoi klubi amerikan i futbollit.

Si shkak janë përmendur “rrethana të paparashikuara”.

Skuadrës së Lionel Messit iu desh të luante dy ndeshje miqësore në periudhën 5-8 nëntor. Ardhja e kampionit të botës me Argjentinën pritej të shkaktonte eufori në Kinë, me mbi 100 mijë persona të pranishëm në të dyja ndeshjet.

“Promotori NSN ka informuar Inter Miami se turneu në Kinë duhet të anulohet për shkak të rrethanave të paparashikuara në vendin pritës. Ne jemi ambiciozë për të zgjeruar rrjetin tonë të tifozëve në mbarë botën dhe do të presim me padurim mundësitë e ardhshme për ta bërë këtë”, njoftoi zyrtarisht klubi.

/GazetaBlic Sport