Trajneri i Dritës, Akis Vavalis është deklaruar pas humbjes me rezultat 1 me 0 nga Ballkanit.
Skuadra nga Suhareka arriti pikët e plota pas një goli të jashtëzakonshëm nga Lumbardh Dellova, shkruan GazetaBlic Sport.
“Jo nuk e ndjej presionin pas kësaj humbje pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit edhe pse do të jetë shumë vështirë”, tha fillimisht ai.
“Mendoj se ka qenë një ndeshje e mirë, ku kemi dominuar Ballkanin gjatë 90 minutave, por pësuam nga një goditje”, deklaroi ndër të tjera Vavalis.
/GazetaBlic Sport/


