Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, duke folur në lidhje me draft-statutin e Asociacionit që është pranuar nga kryeministri Kurti, ka deklaruar se i njëjti duhet të ftojë një tryezë me liderët e partive opozitare, raporton Gazeta Blic.
Kryeziu tha se edhe pse Kurti nesër do të raportojë në Kuvend rreth këtij drafti, duke marrë parasysh kërkesat e ndërmjetësuesve për kujdes dhe mbajtje larg publikut të këtij dokumenti, kryeministri mund të vazhdojë të jetë jo transparent.
“Prandaj, nëse BE dhe akterët tjerë në dialog, përfshirë kryeministrin e Kosovës, s’janë të gatshëm të promovojnë transparencë dhe llogaridhënie për marrëveshjen e 26 tetorit dhe draft-statutin e propozuar, kryeministri i Kosovës mund dhe do të duhej ti hap një derë këtij procesi, duke ftuar një takim me liderët e opozitës për t’i informuar dhe ofruar draft-statutin e propozuar nga BE-ja” shkruan Kryeziu raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


