Lajme

Halimi: Heronjtë e Kosovës nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional

11/01/2023 13:25
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar për protestën e njësisë më elitare të Policisë së Kosovës para Qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se heronjtë e Kosovës nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional.

Postimi i saj i plotë:

“Mos luani me dinjitetin tonë” është zëri i artikuar i njësisë elitare të policisë sonë. Heronjtë e Republikës; profesionistët që neutralizuan grupin terrorist në Banjskë me një saktësi të denjë për manuale të ndërhyrjes të shpejtë, nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional.

Simbolikës deklarative dhe patriotizmit të shtirur të partisë në pushtet duhet t’i vijë fundi!