Lajme

Këta janë faktorët që shkaktojnë kancerin e gjirit/ 30 të prekur vetëm gjatë tetorit rozë

11/01/2023 13:12
nga:G B

Rreth 30 persona janë infektuar gjatë muajit të tetorit rozë, që në gjithë botën është muaji për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Këtë e ka bërë të ditur onkologu Arben Bislimi, në një intervistë për Gazeta Blic.

“Gjatë këtij muaji janë prekur me kancer të gjirit 25-30 persona. Kurse numri i pacientëve të rinj këtë vit nga të dhënat klinike që i kemi është diku 350 deri në fund të shtatorit, me kancer të gjirit. Në total ky numër pritet ta kalojë shifrën 400 deri në fund të vitit”, thotë ai.

Ai tregon se cilët janë shkaktarët.

“Ne mund të përmendim faktorët e rriskut, së pari si faktor rrisku, çdo grua veç se është grua është e rrezikuar, vetë konstitucioni anatomik i gjirit ia jep rriskun të jetë eventualisht e atakuar nga kanceri i gjirit, thuhet se çdo e teta grua është e rrezikuar të jetë e atakuar nga kjo sëmundje. Faktori tjetër është faktori moshë, me rritjen e moshës rritet rrisku dhe mundësia për këtë sëmundje. Pastaj faktori gjenetik, diku 13-15 për qind është mundësia e bartjes së faktorëve trashëgues. Këtu është edhe historia familjare, nëse nëna ose motra kanë pasur eventualisht kancer të gjirit, mundësia për shfaqja të sëmundjes ekziston më shumë, pastaj historia personale nëse njëri gji ka pasur kancer, është rrisku për tjetrin gji dhe faktorë tjerë të jashtëm, p.sh radiacioni eventual, eksponimi, ose përmendim obezitetin, faktorë tjerë konsumimi i duhanit, alkooli, etj. Janë një grumbull i faktorëve të rriskut të cilët kanë impakt në zhvillimit eventual të një kanceri të gjirit”, thekson Bislimi./Gazeta Blic/