Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, ka potencuar se asnjë buxhet nuk është i mjaftueshëm, por që projekti i buxhetit për vitin e ardhshëm siguron financimin dhe stabilitetin financiar për këtë vit fiskal.
“Buxheti asnjëherë nuk është i mjaftueshëm, kundrejt nevojave, por projekt buxheti për vitin 2024 siguron financim dhe stabilitet financiar për këtë vit fiskal“, deklaroi ai.
Haliti ka theksuar, se në këtë projekt i është kushtuar rëndësi e veçantë mbrojtjes dhe sigurisë, tutje ai shtoi se ka rritje në disa sektore.
“Vlenë të theksohet, që në këtë projekt buxhet i është kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes dhe sigurisë, ku kemi 370 milionë euro për MPB-në dhe MM-në. Rritje kemi gjithashtu në Shëndetësi, Arsim dhe Investime kapitale“, përfundoi Haliti për Gazeta Blic.


