Besian Mustafa deputeti i LDK-së, ka reaguar për protestën e policëve elitarë të Policisë së Kosovës FIT, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se sot protestuesit po kërkojnë të drejtat elementare për mbijetesë për familjet e tyre.
“Heronjtë tanë, me të cilët deri dje “mburrej” kjo Qeveri e i mbushte postimet plot like, sot detyrohen të protestojnë para të njejtës Qeveri për të kërkuar të drejtat elementare, pra mbijetesë për familjet e tyre”, tha Mustafa.
“Kosova nuk i ka asnjë borxh kësaj Qeverie”, tha tutje ai.


