Sporti

Crvena Zvezda nuk e lejon portierin Omri Glazer të udhëtojë për ndeshjen e Izraelit në Kosovë?

11/01/2023 13:07
nga:Mergim Rreci

Crvena Zvezda vendosi rreth një muaj më parë të mos lirojë portierin Omri Glazer për ndeshjen e kombëtares së Izraelit në Kosovë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet më 12 nëntor, në ora 20:45, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediat izraelite shkruajnë se Zvezda nuk do ta lirojë për shkak të rastit të fundit terrorist që forcat serbe e bën në Banjskë, ku sipas klubit nuk ka siguri që portieri të jetë në Kosovë.

Vetë Glazer sigurisht që dëshiron të jetë prezent, sepse ai e di se heqja dorë nga loja do të rezultojë që Daniel Peretz do të jetë numër një tek kjo kombëtare.

/GazetaBlic Sport/