Lajme

Abdixhiku për protestën e njësisë më elitare të Policisë: Trishtim, dëshpërim, heronjtë e veriut po poshtërohen nga Qeveria

11/01/2023 12:44
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, para Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë trishtim e dëshpërim.

Ai ka thënë se heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

Postimi i tij i plotë:

Trishtim.

Dëshpërim.

Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

Kosova meriton më mirë.

Kosova mundet më shumë.