Deputeti Ferat Shala, nga PDK-ja, në një prononcim për Gazeta Blic për miratimin e buxhetit për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, ka thënë se deputetët nuk e kanë akoma draftin e plotë të këtij buxheti.
“Është koha e fundit kur buxheti duhet të miratohet dhe ç’është e vërteta, ende nuk është shpërndarë tek Parlamenti i Kosovës, gjerësisht tek deputetët, për komentet dhe mënyrën e ndarjes buxhetore e sigurisht do të kemi mundësi ta analizojmë pasi të na dërgohet draft ligji për buxhetin”, ka thënë Shala.
Tutje tha se kur të dorëzohet drafti i plotë, mund të analizohet në detaje buxheti.
“Atëherë do të kemi mundësi të bëjmë një analizë pak më të detajuar, për çështjen e planifikimit dhe mundësive implementuese, që mund ta ketë ky buxhet i planifikuar, derisa nuk e kemi këtë dokument ne me kaq nuk mund të japim ndonjë koment tjetër”, ka thënë Ferat Shala./GazetaBlic/


