Lajme

Behrami: Bastisja e sotme në shtëpinë e Ismail Sylës po bëhet me të njëjtën logjikë fashiste

11/01/2023 10:33
nga:Sh R

Ish-këshilltari i presidenti Hashim Thaçi Artan Behrami i cili është bastisur gjatë ditës së martë të datës 31 tetor, nga Dhomat Specializuar në Hagë ka reaguar pas dhe ish-kolegu i tij, Ismail Syla, është bastisur nga Prokuroria Speciale e Hagës gjatë ditës se sotme.

“Bastisja e sotme në shtëpinë e tij po bëhet me të njëjtën logjikë fashiste!”, kështu e ka vlerësuar Behrami punën e Gjykatës Speciale.

Më tek ai ka treguar se si kolegu i tij kishte vuajtur dënimin në burgje të Serbisë si i burgosur politik.

“Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë. Dhe mirë ka bërë!”, ka thënë ai.

“Si 20-vjeçar, Ismail Syla ishte burgosur nga Serbia, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë se 8 vjet”, ka përfunduar Behrami.

Postimi i plotë: