Sporti

Di Maria ‘godet’ Matthausin: Shko qaj diku tjetër!

11/01/2023 10:34
nga:Mergim Rreci

Lottar Matthaus, ish-reprezentuesi gjerman nuk u përmbajt duke kritikuar vendimin që Leo Messi të fitojë ‘Topin e Artë’.

Për ish-lojtarin, ky edicion i çmimit France Football, që dallon lojtarin më të mirë në botë, është një farsë, duke shtuar se “ Haaland luajti shumë më mirë se Messi ”, përcjell GazetaBlic Sport.

Di Maria, anësori i Benfica-s dhe fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, doli në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës. Në një postim në Instagram nga Diario Ole, një gazetë argjentinase, për fjalët e Matthaus, futbollisti që shënoi në finalen e Kupës së Botës, komentoi “shko qaj diku tjetër”, duke iu drejtuar gjermanit.

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për të tetën herë. Performanca e yllit argjentinas në Botërorin e kaluar ishte aseti më i madh për këtë çmim, për të cilin ai kishte si kundërshtar më të afërt sulmuesin Erling Haaland.

/GazetaBlic Sport/