Lajme

Barnatoret gjobiten që s’po e respektojnë orarin, qytetarët ankohen për kohën e kujdestarisë së tyre

11/01/2023 10:23
nga:N K

2-3 barnatore janë gjobitur për një javë për mosrespektim të orarit të kujdestarisë së vendosur nga komuna e Prishtinës.

Për këtë gjë po ka ankesa edhe nga qytetarët. E paralajmërimi për gjobat ishte dhënë qysh në fillim. 300 deri në 1000 euro rrezikojnë të dënohet barnatoret që se respektojnë orarin e kujdestarisë.

Që nga 23 tetori kryeqytetit i janë shtuar barnatoret kujdestare. Orari i tyre është vendosur të jetë 21:00-07:00, për çdo ditë të javës. Por pa u bërë një javë, shumë qytetarë filluan ankesat se ky orar nuk po respektohet nga barnatoret. Se nuk po ka respektim të orarit të barnatoreve e pranoi në fundjavë edhe drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

Ai tha se nga fillimi i zbatimit të këtij vendimi janë gjobitur 2-3 barnatore.

Një nga qytetarët u ankua dje edhe për pritjet para barnatoreve për t’u furnizuar me barna.

“Nuk bahet kujdestaria prej 21:00 o kryetari jonë Përparim Rama po kishte me qenë mirë që prej orës 00:00 se na mbyte me trafik tash edhe me këtë!! Shpresoj që ta shyrtoni prapë” shkroi një qytetar tek grupi “Vrojtuesit e Lagjes”.