Lajme

Vazhdon aksioni i Speciales, bastiset shtëpia e një ish-këshilltari tjetër të Thaçit

11/01/2023 08:34
nga:G B

Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera te dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj Gjykate.