Mbrojtësi i Romës dhe ish-reprezentuesi i Anglisë, Chris Smalling ka qenë viktimë e një tentative për vjedhje në shtëpinë e tij në Romë të martën mbrëma.
Sipas raporteve nga Il Corriere dello Sport, hajdutët thyen një dritare për të hyrë në shtëpinë e ish-mbrojtësit të Manchester United dhe u përpoqën të largoheshin me një kasafortë përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Përpjekjet për të hyrë në kasafortë përfundimisht ishin të pasuksesshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe aktualisht skuadra mjeko-ligjore po kryen analizat e tyre. Po ashtu po vijojnë hetimet për të identifikuar se çfarë dhe sa është vjedhur mbrëmjen e së martës.
Sipas analizave fillestare, raporton Il Corriere, vjedhja do të ishte kryer nga një bandë profesionistësh.
Për fat të keq për Smalling, ai ishte tashmë viktimë e një vjedhjeje të armatosur në shtëpinë e tij në vitin 2021 dhe i ishte nënshtruar një tjetër tentative vjedhjeje kohët e fundit.
Smalling do të paraqitet në polici për të deklaruar çdo send që është vjedhur natën e vjedhjes.
/GazetaBlic Sport


