Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur në Pressingtë T7 për bastisjet e EULEX’it me urdhër të Gjykatës Speciale nëpër vendbanimet e bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, Hashim Thaçi, që po akuzohet nga Gjykata Speciale tash e tri vjet.
Latifi ka thënë se këto bastistje mund të shërbejnë për të ngritur ndonjë aktakuzë të re.
”Këto bastisjet me gjasë janë shenjat e para për me ndërtu ndonjë rast tjetër, ndonjë aktakuzë tjetër e cila do ta ketë në epiqendër akuzën për pengim të drejtësisë dhe natyrisht konsideroj që këto janë në funksion të asaj a do të ketë një aktakuzë të re që i shtohet si aneks aktakuzës ndaj Hashim Thaçit. Por si e shoh unë këto janë shenja që mund të ketë ndonjë aktakuzë të re ku mund të përfshihet ndokush që e akuzojnë për ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Latifi.


