Sporti

Zyrtare: Arabia Saudite do ta organizojë Kupën e Botës 2034

10/31/2023 21:05
nga:L J

Arabia Saudite do të mirëpresë Kupën e Botës FIFA 2034, ka njoftuar presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kupa e Botës 2034 do të organizohet nga Arabia Saudite, siç ka konfirmuar presidenti Gianni Infantino, përcjell GazetaBlic Sport.

“Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, Kupa e Botës është vitrinë e përsosur për një mesazh uniteti dhe përfshirjeje”.

“Kultura të ndryshme mund të jenë së bashku”, shkroi Infantino mes tjerash.

/GazetaBlic Sport