Sporti

Emir Sahiti shënoi sot një super gol në Kupën e Kroacisë

10/31/2023 20:42
nga:L J

Skuadra e Hajduk Split ka fituar sot ndaj ekipit Jadran në Kupën e Kroacisë me rezultatin 0-2, me ç’rast ka avancuar tutje në këtë kompeticion.

Gjurmë në këtë ndeshje la edhe futbollisti kosovar, Emir Sahiti.

Ai u aktivizua në pjesën e dytë të duelit dhe krejt në fund realizoi golin që vulosi fitoren e ekipit të Hajduk Split.

Sahiti shënoi në minutat shtesë me një goditje shumë të bukura nga zona e kundërshtarit.

Ja pamjet e golit (09:00):