Lajme

Ishujt Fixhi goditen nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

10/31/2023 19:45
nga:Y I

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter goditi sot shtetin ishullor të Fixhit, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 548 kilometrash, raporton Reuters.

Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura.