Leo Messi kujtoi Barcelonën , ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, pasi fitoi për herë të tetë Topin e Artë.
“Isha me fat që isha në ekipin më të mirë në botë, më të mirën në histori dhe në klubin më të mirë. E bëri gjithçka më të lehtë. Barcelona është klubi i jetës sime”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që argjentinasi fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar me katalunasit dhe se largimi i tij nga klubi i shkaktoi emocione të mëdha.
View this post on Instagram


